Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mozzik paralajmëron këngë të re

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka thënë se pret që ky sezon veror të jetë shumë i suksesshëm për të.

Ai, si mysafir në emisionin “Summer 1 Kafe me Labin” të KTV-së, po ashtu, ka zbuluar se së shpejti do të sjellë një këngë të re e cila titullohet “Xhelozia”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky sezon veror pres të jetë sezoni më i mirë për mua, një sezon i suksesshëm, dhe së shpejti do të lansoj këngën e re e cila titullohet ‘Xhelozia’”, ka thënë Mozzik.

“Xhelozia”, siç thotë Mozzik, ka me qenë një super këngë, më e mirë se “Cocaina”. Videoklipi i saj është në përfundim e sipër, por sa i përket lansimit nuk ka ndonjë datë të caktuar.

“Lansimi i këngës së re ‘Xhelozia’ nuk ka ndonjë datë të caktuar, por besoj që deri në fund të këtij muaji do të lansohet”, është shprehur reperi.