Këngëtaret e njohura nga Shqipëria, Greta dhe Eni Koçi, këtë të diele ishin mysafire të emisionit “Summer: 1 Kafe me Labin”.
Gjatë bisedës në emision, motrat Koçi kanë treguar se ka raste kur zihen mes vete në shtëpi, për shembull për veshjet, transmeton Koha.net. Po ashtu, ato kanë zbuluar se xhelozojnë njëra-tjetrën për sukseset e këngëve të tyre por në fund të fundit, thonë motrat, se janë të kënaqura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, në pyetjen se a do të ketë ndonjë këngë të përbashkët të motrave Koçi në të ardhmen, ato janë përgjigjur se njëherë nuk planifikojnë një gjë të tillë.
Greta Koçi është motra më e madhe e Enit, dhe ndërmjet veti kanë diferencë pesë vite.