Moderatorja e “Portokallisë” shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu, ka festuar dje ditëlindjen e saj, dhe nëse mendonit se mbush 30 vjeç e keni gabim.
Xhemi ka festuar dje 37-vjetorin e saj të lindjes, ndërsa është nënë e dy djemve, të cilët është përpjekur që t’i mbajë gjithnjë larg vëmendjes së medias.
Nuk mund të mungonte në këtë ditë dhe urimi i miqve të saj, mes tyre padyshim ai i Arbana Osmanit, ndërsa i kanë rezervuar një darkë njëra tjetrës për të festuar këtë ditë të shënuar.