Supermodelistes dhe ish-të dashurës së Kristen Stewart, Stella Maxwell, i është miratuar urdhër kufizimi kundër një mashkulli i cili dyshohet se kërcënoi se do ta përdhunonte dhe t’ia vinte zjarrin shtëpisë së saj.
Modelistja e Victoria's Secret ka bërë kërkesë për mbrojtje nga Ruben Velazquez, për të cilin pretendon se është paraqitur në shtëpinë e saj i paftuar dhe për faktin se i kishte dërguar asaj kërcënime të çmendura përmes mediave sociale.
Maxwell pretendon se ai ia dërgoi asaj një foto të frikshme të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj, shkruan KOHA Ditore.
Sipas dokumenteve ligjore, në të cilat ka pasur qasje TMZ, Velazquez gjithashtu i dërgoi mesazhe ku kërcënonte se do ta qëllonte dhe "do ta gjymtonte" dhe ku pretendonte se ishte burri i saj.
Maxwell thotë se mesazhi i fundit që ajo e mori prej tij thoshte: "Do të bëhem një vrasës serik" dhe "do të të vendos në karrocë invalidësh".
Velazquez është urdhëruar të qëndrojë të paktën 91 metra larg nga Maxwell në çdo kohë. Ai gjithashtu është akuzuar për kërcënime kriminale dhe ngacmim.
-
Një burrë po kërcënon ta vrasë supermodelen Kendall Jenner dhe pastaj veten
-
Sabrina Carpenter merr urdhërmbrojtje ndaj një burri
-
Sabrina Carpenter siguron urdhër-mbrojtjeje ndaj një burri që tentoi të hynte në shtëpinë e saj
-
E raporton ish-të dashurin për ngacmim, i lëshohet urdhër mbrojtës
-
Megan Thee Stallion paditet nga ish-fotografi i saj