Bendi u bashkua në vitin 1979 me publikimin e “Degüello”, albumin e tyre të parë që arriti platinumin. Për herë të parë Gibbons dhe Hill rritën mjekrat e tyre. Ishte shenjë se ata do të shkonin përtej rrënjëve të tyre të Teksasit kur shtuan tingujt e New Wawe, me Hillin që gjithashtu luante në sint
Bendi i njohur për përzierjen e rockut me blues ishte një prej akteve më të fuqishme të viteve ‘80, duke shitur më shumë se 50 milionë kopje të albumeve. Dusty Hill, fjalëpaku mjekrosh që ishte njëri nga tre anëtarët e “ZZ Top”, i ranguar në mesin e rockgrupeve më të zëshme të viteve ‘80, ka vdekur në shtëpinë e tij në Houston. Qe 72-vjeçar.
Kumtin për vdekjen e tij e dhanë dy anëtarët e mbetur të grupit, Frank Beard dhe Billy Gibbons. Në postimet e tyre nëpër rrjetet sociale, nuk kanë treguar për shkaqet dhe kohën e vdekjes së tij.
Hovi i viteve ‘80
Në fillet e viteve ‘70, “ZZ Top” rroku disa rekorde dhe tuboi mijëra adhurues në stadiume me rockun dhe bluesin jugor. Mirëpo ishin vitet ‘80 që i dhanë hov të madh treshes kur Gibbons, lider i grupit dhe kitaristi Hill, rritën mjekrat dhe bendi publikoi një seri të albumeve me sintisajzerin New Wave – shpesh luante Hill, që u kombinua fort me kitarat e tyre. Me këtë kombinim krijuan hitet si “Legs” dhe “Sharp-Dressed Man”.
Bendi bëri bashkë zërin e shterur me tekstet që shpesh ishin qesharake. Hill dhe Gibbons mbanin syze dielli dhe kapelat Stretson, bënin lëvizje të koordinuara duke lëvizur instrumentet e tyre përreth trupit. (Ani pse mbiemri Beard nga anglishtja në shqip do të thotë mjekër, bateristi mbante vetëm mustaqe). Në skenat e tyre të koncerteve shpesh kishte përplasje të automjeteve.

“Binjakë” me stil ndryshe
Ani pse publiku mendonte se Hill dhe Gibbons ishin binjakë, stilet e tyre muzikore dallonin. Gibbons ishte virtuoz, ndërkaq Hill mekanik preciz i muzikës.
Hill rrallë jepte intervista, preferonte që Gibbons të fliste në emër të grupit. Me krenari kishte pranuar rolin dytësor teksa dyshja tjetër shfaqte mjeshtërinë në kitarë.
“Shpesh as nuk e dëgjoni basin”, kishte thënë në një intervistë të vitit 2016. “E urrej në një mënyrë dhe në tjetrën e dua fort. Ky është kompliment. Kjo do të thotë se përshtateni në shumëçka dhe është gjëja e duhur për këngën. Nuk duhet të qëndroni në një vend në të cilin nuk jeni i nevojshëm”.
Joseph Michael Hill u lind në Dallas më 19 maj të vitit 1949. Karrierën muzikore e nisi në këndim dhe violonçel, ama në moshën 13-vjeçare ndërroi instrumentet, kur vëllai, Rocky, që luante në kitarë, i kishte thënë se bendit të vet i duhej një basist. Një ditë Dusty erdhi në shtëpi dhe në shtratin e gjumit e gjeti bas-kitarën; atë natë iu bashkua vëllait në skenë në festivalin e birrës në Dallas.
“Atë natë rroka në dorë kitarën kur gishtin e mbajta në tel. Kur erdhi koha për ndryshim, vëllai më rrihte shpatullat”, kishte thënë mjekroshi Hill në një intervistë të vitit 2021.
Në vitin 1969, Dusty po jetonte në Houston dhe po punonte me këngëtarin e muzikës blues, Lightnin’ Hopkins kur Beard, shok i shkollës së mesme, i propozoi audicionin për një vend në trion e quajtur “ZZ TOP” të krijuar së fundmi nga Gibbons. Koncertin e parë së bashku e patën në shkurtin e vitit 1970.
Humori i bendit
Humori i bendit u vërejt që prej fillimit: Albumin e tyre të parë e titulluan “ZZ Top’s First Album”. Mirëpo suksesi i vërtetë erdhi në vitin 1973, kur publikuan albumin e tretë “Tres Hombres” që siguroi një vend në top 10 të Billboardit. Në po të njëjtin u hapën për Rolling Stones në Hawaii.
Shumë prej këngëve të hershme të grupit ishin të varura fort nga nënkuptimet seksuale, ani pse shpesh nënkuptimi qëndronte anash. “La Grande”, hiti më i madh i albumit “Tres Hombres”, ishte për një bordello.
Në vitin 1976, pas një serie të albumeve dhe shtatë vjetëve turnesh, bendi pushoi për tre vjet. Hill u kthye në Dallas ku punoi në aeroport dhe tentoi të shmangte fansat.
“Mbaja mjekër të shkurtër me gjatësi të zakonshme dhe nëse hiqni kapelën, syzet dhe mbani rroba pune, nuk prisni që të tjerët t’ju njohin”, kishte thënë ai në intervistën e vitit 2019. “Tani, nja dy-tre herë disa njerëz më kanë pyetur dhe i kam gënjyer: ‘Jo! A mendoni se do të isha këtu tani?
Rritja e mjekrës
Bendi u bashkua në vitin 1979 me publikimin e “Degüello”, albumin e tyre të parë që arriti platinumin. Për herë të parë Gibbons dhe Hill rritën mjekrat e tyre. Ishte shenjë se ata do të shkonin përtej rrënjëve të tyre të Teksasit kur shtuan tingujt e New Wawe, me Hillin që gjithashtu luante në sint.
Statusin e superyjeve e fituan në vitin 1983 me “Elimnator”, që përfshinte hite si “Legs”, “Sharp Dressed Man” dhe “Give Me All Your Lovin’”. Albumi shiti më shumë se 10 milionë kopje dhe për 183 javë rresht qëndroi në top-listat e Billboardit.

Në vitin 1984, Hill zuri vend në ballinat e gazetave kur aksidentalisht qëlloi veten në stomak. Teksa e dashura po ia hiqte çizmet, revolja 38-milimetërshe Derringer ra në tokë dhe plumbi e qëlloi.
Suksesi i bendit vazhdoi në vitet ‘80 dhe teksa albumet e mëvonshme – në të cilat u kthyen kah rrënjët e Teksasit – nuk siguruan toplistat, treshja ende tubonte mijëra fansa në stadiume. Përkundër stilit të çuditshëm, ata fituan respekt nga kritikët, të cilët shpesh e hiqnin kapelën për mjeshtërinë e Hillit në bas.
“Zëri ishte i trashë dhe i rëndë, sepse i duhej të tejkalonte kitarën”, kishte thënë Hill në një intervistë të vitit 2000. “Dikush më kërkoi të përshkruaja tonin tim dhe i thashë se ishte sikur të pordhja në një kontejner mbeturinash. Dua të them se tonin e kisha të ashpër, mirëpo është dashur të kem një lloj toni në këtë muzikë”.
ZZ Top hyri në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2004.
Hill u martua me të dashurën e tij të kamotshme, Charleen McCrory, në vitin 2002. Kishte një vajzë.
Në vitin 2014 lëndoi ijët kur u rrëzua nga autobusi i turneut. U operua dhe një pjesë e turneut u anulua. Më 23 korrik braktisi turneun e grupit, duke përmendur problemin me ijët. Është e paqartë nëse ky problem ka lidhje me vdekjen e tij.
Për dallim nga imazhi i tyre dhe muzika që frymëzonte ahengje të egra – Hill dhe anëtarët e tjerë të bendit qëndruan përtokë dhe ruajtën thjeshtësinë. Mbetën miq të afërt edhe pas 50 vjetësh turnesh të njëpasnjëshëm.
“Njerëzit më pyesnin shpesh se si qëndruam bashkë kaq gjatë”, kishte thënë Hill për “The Charlotte Observer”. “Them se ishin autobusët e ndarë të turneve. Që prej fillimit kishim autobusë të ndryshëm, sepse nuk na i mbante xhepi ta blinim një. Kështu gëzoheshim kur e shihnim njëri-tjetrin në qytetin e radhës”.
Përktheu: Gent Mehmeti