Miliarderi dhe manjati i medias, Rupert Murdoch (92 vjeç), e prishi fejesën me prezantuesen Ann Lesley Smith, 25 vjet më të re, pas vetëm dy javësh, shkruan BBC.
Dyshohet se arsyeja e ndarjes ka qenë pasi Murdoch është shumë i shqetësuar me Smithin për shkak se ajo ka nisur të thellohet në besimin fetar, raporton revista Vanity Fair.
Rupert dhe Ann u panë për herë të parë së bashku në janar, ndërsa ishin me pushime në Barbados. Në mars, ai zbuloi për New York Post se ata po planifikonin të martoheshin. Ai i dha asaj një unazë fejese prej 11 karatësh me diamant me vlerë 2.5 milionë dollarë.
Megjithatë, Rupert duket se nuk ka fat në dashuri. Ai u divorcua nga Jerry Hall qershorin e kaluar pas gjashtë vjetësh martesë.
Ai ka gjashtë fëmijë: vajzën Prudence MacLeod me gruan e tij të parë Patricia Booker, vajzën Elisabeth dhe djemtë Lachlan dhe James me gruan e tij të dytë Anna Mann dhe vajzat Chloe dhe Grace me gruan e tij të tretë Wendi Deng.
-
Manjati 93-vjeçar i medias, Rupert Murdoch martohet për të pestën herë
-
92-vjeçari Murdoch do të martohet për të pestën herë
-
Rupert Murdoch do të martohet për të pestën herë në moshën 92-vjeçare
-
Miliarderi 92-vjeçar e lajmëroi në email gruan se do ta divorconte
-
Një fotografi e vjetër e bëri Josh Duhamel të kuptojë një detaj të pazakontë për gruan e tij