Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mëngjesi i Neki Emrës

Neki Emra vazhdon të jetë njëri ndër emrat më të kërkuar të muzikës shqiptare. Krahas angazhimeve muzikore dhe performancave live, Neki Emra, gjatë këtij viti, pranë dëgjuesve të muzikës së tij, ka sjellë këngë dhe vidoklipe të reja.

“Shqip Shqip”, albumi me këngë popullore shqipe, në bashkëpunim me këngëtaren, Miranda Hashanin dhe “Papritmas”, janë projektet që ka sjellë Neki Emra, raporton emisioni Sot në KTV.

Pavarësisht angazhimeve të mëdha, nuk ka hezituar ta ndajë mëngjesin e tij me shikuesit e Kohavisionit. Për shkak të ritmit të punës, mëngjeset e Nekit janë të vonshme. Në banesën ku ai jeton, nuk mungojnë edhe fotografitë e vendeve që ka vizituar. Pas disa këngëve ritmike, Neki ka sjellë baladën “Papritmas”ë e cila është pritur mjaft mirë.

Albumi, në bashkëpunim me Miranda Hashanin, ka sjellë 21 këngë të vjetra shqipe. Repertori i këngëve të Nekit nëpër mbrëmjet muzikore, është gjithmonë i pasur me muzikë të vjetër shqipe. Neki Emra tashmë ka filluar edhe me planet për festat e fundvitit.

Artikuj të ngjashëm