Showbiz

Mena Suvari do të bëhet nënë për herë të parë

Aktorja amerikane, Mena Suvari, është në pritje të fëmijës së parë.

41-vjeçarja thotë se ëndrra e saj po bëhet realitet.

“Do të bëhem nënë. Më duket se më në fund ëndrra ime shumëvjeçare po realizohet”, njoftoi ajo për mediat amerikane.

Ajo ka treguar se do të bëhet nënë e një djali.

Suvari është e martuar me aktorin, Michael Hope.

Image