Aktori i njohur Mel Gibson do të rikrijojë njërin nga filmat më të njohura Western, “The Wild Bunch” i vitit 1969.
Deadline raporton se Gibson do të jetë një bashkë-skenarist, producent dhe regjisor i filmit, por nuk dihet nëse do të ketë edhe një rol në film.
Xhirimi i këtij filmi duhet të fillojë në pranverë, ndërkohë që Gibson gjithashtu mund të gjendet në rolin kryesor në filmin “The Six Billion Dollar Man”, së bashku me Mark Wahlberg, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.
“The Wild Bunch” origjinal ishe film për perëndimin e egër, në një përpjekje për të kryer një grabitje. Ekipi i aktorëve të asaj kohe ishin William Holden, Ernest Borgnin, Robert Ryan, Edmond O'Brien, Waren Oats, James Sanchez dhe Ben Johnson.
-
Mel Gibson i do Michael Fassbender, Jamie Foxx, Peter Dinklage për ribërjen e “ The Wild Bunch”
-
Jim Carrey mund të rikthehet në rolin e Grinchit
-
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”
-
Ryan Gosling në negociata për të luajtur në një film “Star Wars”
-
Cillian Murphy rikthehet në “Peaky Blinders”