Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Fox me reklamë të re për “Frederick's of Hollywood"

Megan Fox vjen para publikut me një reklamë të re të të brendshmëve, si pjesë r kampanjës së markës "Frederick's of Hollywood".

Ylli i filmave "Transformers" modeloi lloje të ndryshme të të brendshmëve seksi, që janë pjesë e koleksionit më të ri të kësaj marke të lansuar për festat e fundvitit. Kompania përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Fox për herë të parë ka bashkëpunuar në dizajnimin e këtij koleksioni, përcjell Express i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fox i është bashkëngjitur kësaj kompanie si bashkë pronare dhe ambasadore globale e markës, në vitin 2016. Dhe përveç që bukuroshja Megan tashti është një shefe në kuptimin e plotë të fjalës, ajo poashtu është nënë e tre fëmijëve, si dhe vazhdon të jetë e martuar me aktorin, Brian Austin Green.

Në një intervistë e cila e kishte paralajmëruar reklamën, Fox kishte treguar më shumë për balancimin e punëve mes familjes dhe profesionit të saj, si dhe ka treguar se me fëmijën e fundit aktorja kishte hasur në vështirësi të humbjes së peshës që e ka fituar gjatë shtatzënisë.

Por duke se ia ka dalë me sukses, sepse në këtë reklamë ajo po duket fantastike, dhe fansat e saj e ndajnë të njëjtin mendim.

Image