“Një numër prej 100.000 njerëzve afër njëri-tjetrit me flamuj dhe pa maska, këtu po flasim për një shpërndarje masive”, ka thënë Sir McCartney. “Do të doja të mbahej, por e kam një ndjenjë se nuk do të mbahet”
Sir Paul McCartney ka paralajmëruar të premten se festivali “Glastonbury” do të ishte “shpërndarës i madh” i COVID-19 në vitin e ardhshëm dhe prandaj ka thënë se nuk pret që ky festival i muzikës do të organizohet.
Ish-pjesëtari i grupi “Beatles” ishte planifikuar të ishte pjesë e ngjarjes për vitin 2020.
Organizatorja Emily Eavis ka thënë për BBC-në se është duke u bërë çmos për ta mundësuar mbajtjen e festivalit të famshëm më 2021.
Sidoqoftë, këngëtari 78-vjeçar ka thënë për programin “Today” në Radio 4 të BBC-së se aktualisht ngjarja nuk është në listën e tij për vitin e ardhshëm.
“Një numër prej 100.000 njerëzve afër njëri-tjetrit me flamuj dhe pa maska, këtu po flasim për një shpërndarje masive”, ka thënë Sir McCartney. “Do të doja të mbahej, por e kam një ndjenjë se nuk do të mbahet”.
Edhe
Glastonbury i 2021-tës do të jetë festë e dyfishtë
“Gjendje shumë serioze”
Sir Paul e ka shfrytëzuar kohën në izolim për të incizuar një solo album të ri “argëtues”, “McCartney III”, i cili është publikuar të premten.
Megjithëkëtë, në vend se të provojë t’i këndojë këngët e reja sa më shpejt që është e mundur, ai thjesht po merret me çështjen se si të vaksinohet sa më parë kundër koronavirusit.
Këngëtari dhe basisti u ka bërë thirrje fansave që të veprojnë njëjtë, sa më parë që është e mundur.
“Do ta shohim se çfarë do të ndodhë me vaksinën dhe njerëzit që po i bëjnë rregullat dhe gjëra të tilla”, ka vazhduar ai. “Do të doja t’i trimëroja që edhe njerëzit e tjerë të vaksinoheshin, për shkak se është shumë më serioze se që kemi menduar. Dhe po, nëse do të mundem, do të vaksinohem”.
Edhe
Paul McCartney: Mos e lejoni AI-në t'i dëmtojnë artistët
Kurse Sir Ian McKellen ka thënë të enjten se po ndihej “euforik” për ta marrë vaksinën.
“Kohë e vështirë për artistët”
Gjatë intervistës, Sir Paul i ka dalë në përkrahje gjithashtu fushatës për rregullime më të mira në publikimin dhe shpërndarjen e veprave muzikore.
Solisti i grupit “Elbow”, Guy Garvey, së fundmi i ka thënë një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve që ta hetonte tregun e shpërndarjes së muzikës, pasi që mënyra se si paguhen artistët për dëgjimin e këngëve është “kërcënuese për të ardhmen e muzikës”.
“Mendoj se tani është më vështirë për artistët, fatkeqësisht”, i ka thënë Sir McCartney intervistuesit John Wilson. “Mendoj se nuk paguhen mjaftueshëm, por ata (gjigantët e shpërndarjeve) janë në pozita shumë të fuqishme. Çfarë mund të bëjnë njerëzit? Supozoj se thjesht organizoheni dhe mundoheni t’u bëni presion”, ka thënë ai për BBC-në.
Edhe
Eric Claptoni nuk do të këndojë aty ku publikut i kërkohet të jetë i vaksinuar
“E vërteta e gjithë kësaj është se artistët janë ata që e krijojnë muzikën. ‘The Beatles’ i ka kënduar gjithë ato këngë. E dini, keni shkuar në punë, i keni bërë të gjitha, i keni marrë të gjitha paratë – nuk është si sot”, ka shtuar ai.
“Posaçërisht për të rinjtë, do të doja që ata të merrnin më shumë ngase marrin tepër pak, sidomos për dëgjueshmëri”.