NBC e ka porositur serialin “The Young Rock”, që bazohet në fëmijërinë e aktorit Dwayne Johnson. Vetë Johnson është i përfshirë në krijimin e serisë për veten e tij.
“The Young Rock” do të duhej të jetë një seri familjare, humoristike, e bazuar në rritjen e këtij aktori të njohur, dhe thuhet se ai do të duhej të shfaqet në të gjitha 11 episodet që NBC i ka porositur tani për tani.
Johnson gjithashtu do të jetë producent ekzekutiv i serialit përmes kompanisë së tij të produksionit Seven Bucks Production Banner, dhe në këtë do ta ndihmojnë Dany Garcia, Hiram Garcia dhe Brian Gewirtz. Nahnatchka Khan dhe Jeff Chiang po e shkruajnë skenarin për pilot episodin, shkruan KOHA Ditore.
Gewirtz dhe Johnson që të dy e konfirmuan këtë lajm në Twitter, ku Gewirtz në njoftimin e tij e përfshiu edhe një seri fotografish nga fëmijëria e Johnsonit.
Seriali sapo është duke filluar me fazën e produksionit, kështu që tani për tani nuk dihet se kur mund të mbërrijë në ekranet e vogla.
-
Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare
-
Vin Diesel lavdëron Dwyane “The Rock” Johnsonin pasi i dhanë fund mosmarrëveshjeve
-
Dwayne Johnson tregon pse ka humbur peshë
-
Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit