Kanë mbërritur pamjet e para të serialit të ri “Batwoman”, në të cilin pajisjet e superheroit të preferuar të stripave Bruce Wayne nga Gotham City i merr kushërira e tij Kate Kane në rolin e Ruby Rose.
Në dy episodet e para të serialit, të cilat do ta kenë premierën këtë të dielë, 6 tetor, do të shikojmë se si banorët e Gothamit besojnë se Batmani është kthyer në qytet pas tre vitesh zhdukjeje, pa menduar në asnjë moment se bëhet fjalë për një femër.
Kate, si superheronjtë e tjerë, e ka të kaluarën tragjike të lidhur me një aksident automobilistik të shkaktuar nga një prej dredhive të Jokerit, shkruan KOHA Ditore. Në atë aksident, Batmani "blen" kohë të mjaftueshme që Kate të ikte, por automobili ra nga ura me nënën dhe motrën binjake.
Babai i saj Jacob Kane është përndryshe pronar i një firme private sigurie me staf veteranësh elitar. Pamjet e para të Batwoman tregojnë se si Kate kalon trajnime intensive për t'u bashkuar me biznesin familjar.
Në paralajmërimin e serialit nuk thuhet shumë përveç që Kate Kane po kërkon drejtësi në Gotham si Batwoman.
Edhe
Publikohen pamjet e para të “Batwoman”
Përveç Rose atraktive, përndryshe një yll showbizi nga Australia, në "Batwoman" luajnë Elizabeth Anweis, Rachel Skarsten, Dougray Scott, Camru Johnson, Nicole Kang, Sam Litlefield dhe shumë të tjerë.
Regjinë dhe skenarin e serialit e ka bërë Caroline Dries, e njohur për "The Vampire Diaries" dhe "Smallville".