Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Matthew McConaughey tregon për frazën që e qetëson

Ylli Matthew McConaughey gjatë një videoje ka treguar rastësisht se çfarë fraze përdor kur është nervoz e dëshiron të qetësohet.

Aktori në një intervistë për “Today”, ka folur rreth librit të tij për fëmijë “Just Because”. Ndërkohë që biseda merrte kahe të ndryshme, Matthew filloi të fliste për herën e parë që mori pjesë në një “Talkshow” gjatë viteve 90-ta.

Ai tregoi se kur po përgatitej të hynte në emisionin me Jay Lenon, ai e kishte pyetur se si po ndihej.

“A je nervoz?” - e kishte pyetur Leno dhe Matthew kishte pohuar.

Matthew tregoi se ishte Leno ai që ia dha “recetën” se çfarë të bënte kur ndihej nervoz e kur kishte emocione.

Edhe Chalamet e McConaughey flasin rreth AI-së: Mos e mohoni, por ruajeni integritetin artistik Showbiz 5 muaj më parë Chalamet e McConaughey flasin rreth AI-së: Mos e mohoni, por ruajeni integritetin artistik

“Vetëm duhet të kesh dëshirë të jesh aty”, i kishte thënë Leno.

Aktori tregoi se kjo është fraza që ai ende e përdor kurdo që ndihet nervoz e i emocionuar.

“Kudo që të jeni, vetëm dëshironi që të jeni aty. Nëse dëshiron të jesh aty ku je, ndjehesh disi sikur thua me vete: 'Shumë mirë! Kjo e bën të lehtë’”, tha Matthew

Ai zbuloi se ende ndihet nervoz e emocionohet ani pse ka shumë kohë që është në publik. Ai gjithashtu tregoi se këtë e sheh si diçka pozitive.

“Nëse nuk i ndjej fluturat në bark, atëherë shqetësohem”, ka thënë Matthew.

Aktori tha se kjo ishte baza për librin e tij të ardhshëm për fëmijë, i cili ka për qëllim të nxjerrë në pah ndjenjat kontradiktore në mënyrë që fëmijët të mësojnë t’i kapërcejnë ato.

Ai i ka dhënë meritën fëmijëve të tij që e kanë ndihmuar të krijojë idenë për librin “Just Because”, i cili është një përmbledhje e mësimeve të jetës që fuqizon lexuesit, të mëdhenj e të vegjël.

Edhe Matthew McConaughey patenton frazën “Alright, alright, alright” Showbiz 6 muaj më parë Matthew McConaughey patenton frazën “Alright, alright, alright”

“Ky libër është për të treguar se si jemi të gjithë plot mundësi", ka thënë Matthew.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi