Superylli hollywoodian Matthew McConaughey u takua me sozinë e tij, një figurë e re prej dylli e zbuluar në muzeun “Madame Tussauds” në New York.
Aktori i shpërblyer me “Oscar” u mahnit me ngjashmërinë mes tij dhe figurës prej dylli.
“Shikojeni këtë vrimën e vogël në vesh prej kohës kur mbaja vathë. Wow, çfarë pune e mrekullueshme”, dëgjohet duke thënë aktori.
Figura e McConaugheyt, e cila tashmë është e hapur për t’u vizituar nga publiku, është inspiruar nga paraqitja e aktorit në emisionin “Tonight Show” në vitin 2021.
Artikuj të ngjashëm
-
Post Malone i mahnitur me figurën e tij prej dylli
-
Realizohet figura prej dylli e këngëtarit Justin Bieber
-
Matthew McConaughey: Aktorët duhet të mësojnë të përballojnë refuzimin
-
Eddie Murphy merr çmimin prestigjioz për kontributin e tij në film
-
Kevin Hart kërkon rikonstruktimin e figurës së tij nga dylli