Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martohet Rona Nishliu

Është martuar sot këngëtarja shqiptare Rona Nishliu.

Këngëtarja nga Mitrovica i ka dhënë fund beqarisë.

Nishliu, siç mëson emisioni Express në KTV, po feston dasmën e saj në Pezë, ndërsa dhëndri është nga Tirana.

Ajo është e njohur për këngën e saj “Suus”, me të cilën kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, me të cilën kishte arritur suksesin më të madh deri tani shteti shqiptar.