Producenti i njohur muzikës dhe ylli i hitit “Uptown Funk”, Mark Ronson, është fejuar.
45-vjeçari ka vetëm disa muaj që është në lidhje me Grace Gummer, vajzën e legjendës hollywoodiane Meryl Streep, por pasi ajo u fotografua me një unazë diamanti në gisht, Ronson vendosi ta konfirmojë lajmin se i ka propozuar martesë të dashurës së tij.
Në një intervistë të fundit, muzikanti i famshëm deklaroi: “Jam fejuar fundjavën e kaluar”.
Ylli i hitit “New Love” u fotografua për herë të parë në një darkë romantike me aktoren 35-vjeçare, në shtator të vitit 2020 por vetëm në mars të këtij viti, çifti e konfirmoi lidhjen e tyre për publikun e gjerë.
“Ai definitivisht është në lidhje romantike me Grace Gummerin. Rregullat e karantinës i kanë vështirësuar gjërat për ta, veçanërisht marrë parasysh faktin se ai është dashur të qëndrojë në Londër, por ata po kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe po provojnë ta shohin si po shkojnë gjërat mes tyre. Mark është një person shumë privat, prandaj e ka mbajtur këtë lidhje në fshehtësi të plotë, por me kalimin e kohës duket se gjërat kanë ndryshuar për ta”, citohet të ketë thënë një burim i afërt.
Ronson besohet se e ka takuar ikonën e kinematografisë Meryl Streep dhe bashkëshortin e saj, Don Gummer, për t’ua kërkuar aprovimin për ta martuar vajzën e tyre.
Prej se i dha fund martesës pesë vjeçare me Josephine de La Baume, në vitin 2017, producenti i njohur muzikor ka qenë në lidhje romantike me disa personalitete, si aktorja britanike Genevieve Gaunt dhe këshilltaren ekzekutive të emisionit “SNL”, Rebecca Schwartz.
Edhe
Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen
Ndërkohë, në të kaluarën, Ronson kishte deklaruar se me shumë dëshirë do ta ndërronte suksesin e tij me rolin e të qenët prind.
Grace Gummer u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj, Tay Strathairn, në fund të vitit 2020. Ajo njihet si aktore e disa serialeve televizive, si “Mr. Robot”, “American Horror Story: Freak Show”, “Smash” dhe filmat “Larry Crowne” dhe “Frances Ha”.
{gallery}