Mariah Carey raportohet se është përzgjedhur për të performuar në ngjarjen vjetore “Brighton Pride” këtë verë.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, ylli i “A No No” do t’i ndjekë gjurmët e Britney Spears dhe Kylie Minogue, të cilat e kryesuan ngjarjen në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet 2018 dhe 2019, me ç’rast do ta fitojë një "kompensim prej gjashtë shifrash" për performancën.
Një burim i brendshëm tha për gazetën: "Brighton Pride e ka vendosur një precedent në vitet e fundit për angazhimin e emrave më të mëdhenj, kështu që angazhimi i Mariah është i shkëlqyeshëm në dëshmimin se bëhet fjalë për një nga ngjarjet kryesore të Pride në të gjithë botën".
Megjithatë, derisa Britney dhe Kylie të dyja performuan sete të plota, Mariah raportohet se do të "performojë vetëm 45 minuta", ku do ta ofrojë një përzgjedhje të hiteve të saj më të mëdha, shkruan KOHA Ditore.
Performanca në ngjarjen e LGBTQ+ do të jetë e para e Mariah në Mbretërinë e Bashkuar jashtë Londrës që nga marsi i vitit 2016, kur ajo e solli turneun e saj “Sweet Sweet Fantasy Tour” në arenat në të gjithë vendin.
Edhe
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
Ylli i “Emotions” performoi për tri net në Royal Albert Hall të Londrës vitin e kaluar, si pjesë e turneut të saj Caution World Tour.
Brighton Pride zhvillohet më 1 gusht.