Këngëtari shumë i dashur për publikun mbarë shqiptarë, Majk, e ka lansuar këngën e re me titull “Dynja”.
Ky projekt vjen më ndryshe nga këngët e kaluara të këngëtarit, pasi e prek një temë të përgjithshme sociale, transmeton Koha.
Me tekst të shkruar nga Majku, “Dynja, që në YouTube është lansuar vetëm në versionin audio, është realizuar nga bashkëpunëtori i kamotshëm i këngëtarit, producenti Rzon, derisa për videon e cila e shfaq teksin e këngës është përkujdesur Dardani.
Kënga ka vetëm 24 orë prej se është lansuar, dhe tashmë është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e Majkut, i cili shquhet për zërin e tij unik. Deri më tani kënga i ka marrë më shumë së 200 mijë klikime në platformën muzikore YouTube.
Kënga e fundit e Majkut me videoklip mban titullin “Sytë mu kanë qorru”, dhe u lansua para 2 muajve.