Madonna së shpejti do të sjellë albumin e saj më të ri.
Mbretëresha e muzikës pop ka konfirmuar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale se albumi titullohet “Madame X”.
Kujtojmë se albumi “Madame X” është i 14-ti me radhë i këngëtares 60-vjeçare.
Së fundmi, Madonna ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin evropian të këngës “Eurovision” i cili këtë vit do të mbahet në Izrael./KosovaPress