Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna dhe Guy Ritchie me mosmarrëveshje ligjore misterioze

Ish-çifti Madonna dhe Guy Ritchie janë përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore misterioze pak para Krishtlindjeve.

Sipas DailyMail.com, Ritchie e paraqiti një kërkesë në rastin e shkurorëzimit të tyre duke e kërkuar "detyrimin ose ekzekutimin e një gjykimi ose urdhri" në Gjykatën Supreme të Manhattan të hënën.

Çifti e finalizoi ndarjen e tyre në vitin 2008, por çdo mosmarrëveshje në lidhje me fëmijët e tyre Rocco, 19, dhe David, 14, po trajtohet nga gjykata në New York.

Gjykatësja Deborah Kaplan, e cila është duke e mbikëqyrur rastin, ende nuk ka vendosur për kërkesën.

Krishtlindja ishte shkaku i një mosmarrëveshjeje të mëparshme midis Madonnës dhe ish-bashkëshortit të saj, pasi që ata kishin mosmarrëveshje rreth asaj se ku do t’i kalonte Rocco Krishtlindjet qysh në vitin 2015, shkruan KOHA Ditore.

Gjykatësja Kaplan urdhëroi që djali i tyre të kthehej nga Londra, ku ai po jetonte me regjisorin, në New York për Krishtlindje, por ai nuk pranoi, duke rezultuar në një betejë të gjatë kujdestarie që u zgjidh përfundimisht në shtator të vitit 2016, ku Rocco mbeti me babanë e tij.

Edhe Madonna ndan fotografi të rrallë bashkë me 6 fëmijët Showbiz Madonna ndan fotografi të rrallë bashkë me 6 fëmijët

Nuk dihet nëse mosmarrëveshja e re ligjore ka të bëjë me ndonjë çështje të ngjashme.

Krijuesja e hitit Material Girl do të shkojë në Britani të Madhe muajin e ardhshëm, ku pritet ta fillojë një performancë rezidenciale në London Palladium më 27 janar.