Këngëtarja Lorde po i kthehet skenës me muzikë të re, pas katër vjetësh pauzë.
Ylli i hitit “Royals” u ka premtuar fansave se shumë shpejtë do ta publikojë këngën e re të titulluar, “Solar Power”, pasi po planifikon ta shënojë rikthimin në muzikë pas lansimit të albumit “Melodrama” në vitin 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk dihen shumë detaje rreth këngës, por fansat tashmë i kanë vënë re ndryshimet e para në uebfaqen zyrtare të artistes.
Krahas fotografisë paralajmëruese të këtij projekti, Lorde ka shkruar: “Diçka e re po vjen në vitin 2021… Durimi është virtyt”.
Vitin e kaluar, Lorde i paralajmëroi adhuruesit e saj se gjatë vitit 2021 do të lansojë projekte të reja muzikore.
Këngëtarja 24-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Ella Marija Lani Yelich-O’Connor, në tetor të vitit të kaluar e kishte shtyrë lansimin e albumit të tretë, pas ngordhjes së qenit të saj të dashur Pearl. Por nga atëherë ka punuar me shumë përkushtim për ta bërë gati këtë projekt.
Madje as pandemia e koronavirusit nuk e kishte ndalur të rikthehet në studion incizuese, për krijimin e këngëve të reja me producentin dhe muzikantin e njohur, Jack Antonoff.