Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez e mahnitur me të dashurin e ri

Jennifer Lopez ka folur për të dashurin e saj të ri Alex Rodriguez në një emision televiziv në Amerikë.

Këngëtarja 47-vjeçare është pyetur nga James Corden në “The Late Late Show” për lidhjen e saj me Rodriguezin 41-vjeçar, me të cilin ka nisur takimet prej muajit shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të lutem mos ma bëj këtë. Çfarë doni të them unë?”, i është lutur Lopez Cordenit derisa ai përmendte emrin e të dashurit të saj.

“Ai është më i miri. Do ta pëlqeje edhe ti”, ka thënë Lopez. “Është djalë i mirë. Është i lezetshëm”, ka thënë veç të tjerash J-Lo.