Lizzo dikur kishte bërë audicion për serialin televiziv “Glee”, por nuk e kaloi atë.
Programi u zhvillua krahas hit komedisë-dramës muzikore për adoleshentë Glee dhe shërbeu si audicion për serialin, me një shpërblim prej minimum shtatë episodeve në sezonin vijues të shfaqjes shumë të dashur.
Pavarësisht se është një nga yjet më seksipile në industrinë e muzikës sot, si duket gjyqtarëve në shown e talenteve nuk u bëri përshtypje të mjaftueshme audicioni i Lizzo për ta marrë atë në raundin përkatës, shkruan KOHA Ditore.
Paraqitja e saj në program e tërhoqi vëmendjen e ish-yllit të Glee, Kevin McHale, i cili aktualisht është duke garuar në shown televiziv britanik The X Factor: Celebrity.
Duke e sqaruar përzgjedhjen e tij të këngës për episodin e mbrëmjes të së shtunës në garë, Kevin tweetoi: "Sonte e performova Good as Hell nga @lizzo, sepse është një këngë e mrekullueshme dhe ajo është një ikonë dhe është shumë keq që ajo konkurroi për Glee Project dhe nuk ia doli dot." ….7 javë në # 1”.
Pas tweetit të Kevin, fansat arritën ta gjejnë postimin origjinal të Lizzo në Facebook prej kohës kur ajo ishte në audicion qysh në vitin 2011, në të cilin ajo në atë kohë shkruante: "Shikojeni audicionin tim për The Glee Project!!! Jam shumë e dashuruar në show dhe e kam marrë një e-mail në lidhje me një audicion. Më uroni fat në Chicago! Dhe SHIKOJENI DHE PËLQEJENI JU LUTEM!!!"