Kylie Jenner, Ariana Grande dhe Dwayne Johnson janë ende në listën e yjeve më të paguar globalë në Instagram, shkruan “Sky News”.
Instagram Rich List 2019 bazohet në atë se sa para një përdorues mund të kërkojë për një postim të vetëm në këtë rrjet.
Analistët i kanë shikuar të dhënat duke përfshirë edhe ekzaminimin e angazhimit mesatar të një personi të caktuar në Instagram dhe numrin e ndjekësve për t’i zbuluar yjet më me ndikim, shkruan KOHA Ditore.
Për të dytin vit radhazi, 21-vjeçarja dhe ylli i reality-TV, Kylie Jenner, është në krye të listës, ndërkohë që arriti edhe t’i rrisë të ardhurat. Ajo për një postim në Instagram mesatarisht mund t’i fitojë deri në 1.26 milionë dollarë.
Pas saj, në vendin e dytë gjendet Ariana Grande me 996 mijë dollarë, ndërsa vendin e tretë është futbollisti i Juventusit Cristiano Ronaldo me 975 mijë dollarë.
Vendin e katërt e zuri Kim Kardashian me 910 mijë dollarë, e pesta është Selena Gomez me 886 mijë dollarë, i gjashti është aktori i njohur Dwayne The Rock Johnson me 882 mijë dollarë, ndërsa Beyonce është e shtata me 785 mijë dollar.
-
Mbi 1 milion dollarë për një postim, kush e kryeson listën e më të paguarve në Instagram
-
Sa fitojnë të famshmit me Instagram
-
Kylie Jenner, gruaja e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram
-
Ronaldo – njeriu që përfiton më së shumti nga Instagrami
-
Më e paguara është Taylor Swift, pasojnë Kylie Jenner dhe Lionel Messi