Skiatorja dhe modelistja Lindsey Vonn e befasoi të fejuarin e saj në ditën e Krishtlindjes (25 dhjetor) duke i kërkuar atij që të martohej me të.
Ylli i hokejit në akull P.K. Subban i propozoi asaj në fillim të këtij viti, por Vonn vendosi ta bënte përgjigjen e saj zyrtare duke i propozuar atij në përvjetorin e dytë të takimit të tyre të parë zyrtar.
"Ne po flasim për barazi, por veprimet flasin më shumë sesa fjalët," shkroi ajo në Instagram pranë një fotografie të çiftit të veshur me pizhame festive. "Edhe meshkujt duhet të marrin unaza të fejesës dhe kjo është ajo që e meriton PK. Mezi po pres të martohem me ty, zemër".
Kjo martesë do të jetë e dyta e Lindsay - ajo më parë ishte martuar me kolegun olimpik Thomas Vonn, shkruan KOHA Ditore. Ata u shkurorëzuan në vitin 2013. Ajo gjithashtu ishte në lidhje me lojtarin e golfit Tiger Woods.