Aktorja 33-vjeçare është në përfundim të negociatave për të luajtur krahas aktorit 67-vjeçar, Mickey Rourke, në trillerin e ri mbinatyror të titulluar “Cursed”. Kështu bëri të ditur “The Hollywood Reporter’.
Lindsay do ta portretizojë një detektive të quajtur Mary Branigan, e cila bashkohet me psikiatrin e famshëm Dr. David Elder, të portretizuar në film nga Rourke, për ta ndaluar një pacient psikiatrik të ikur nga spitali, që t’i vrasë pesë persona të cilët i mbanë peng në një shtëpi në periferi.
Filmi është shkruar nga Ian Holt dhe do të realizohet nga regjisori, Steven R. Monroe, ndërsa xhirimet e tij bëhet e ditur se do të fillojnë gjatë kësaj vere, transmeton Koha.net.
Që nga viti 2016, Lohan i ka themeluar disa klube të natës dhe lokacione turistike nëpër Greqi, por së fundmi i ka zbuluar planet e saj për t'u rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu fokusuar në aktrim dhe në menaxhimin e karrierës e motrës së saj, Ali.
“Po planifikoj ta kthej jetën për të cilën kam punuar aq shumë, dhe ta ndajë suksesin tim me familjen dhe të gjithë adhuruesit e mi,” citohet të ketë thënë aktorja.
-
Lindsay Lohan kthehet në Hollywood
-
Rikthimi i Lindsay Lohanit në kinematografi
-
Lindsay Lohan u rikthehet filmave me një projekt të Netflixit
-
Trileri i ri i aktorit Russell Crowe, “Unhinged” lansohet në korrik
-
Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim