Reperi amerikan, Lil Wayne, nuk do të marrë pjesë në festivalin “Strawberries and Creem”, pasi iu refuzua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, kanë thënë organizatorët.
Performanca e së shtunës do të ishte e para e tij në Britani të Madhe në disa vite, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Turneu i 39-vjeçarit në vitin 2011 në Mbretërinë e Bashkuar po ashtu u anulua, pasi aplikimi i tij për vizë edhe në atë kohë u refuzua nga autoritetet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të dënimeve të mëparshme.
Zyra e Brendshme tha se aplikimet u refuzuan për të gjithë personat e dënuar me një vit ose më shumë burgim.
“Na vjen shumë keq t'ju informojmë se Lil Wayne tani nuk është në gjendje të performojë në festival. Lil Waynet i është refuzuar hyrja në MB drejtpërdrejt nga Zyra e Brendshme në një vendim të minutës së fundit. Ne jemi thellësisht të zhgënjyer nga ky vendim i papritur dhe negativ”, thanë organizatorët e festivalit në një deklaratë në faqen e tyre të internetit.
Në vitin 2010, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Carter, u dënua me një vit burgim, pasi u deklarua fajtor për armëmbajtje. Akuzat ishin të lidhura me arrestimin e tij në vitin 2007, kur në autobusin e tij u gjet një armë.
Edhe
Lil Waynet i ndalohet hyrja në Britani, nuk merr pjesë në festivalin muzikor
Ai u zbulua gjithashtu se mbante një armë dhe plumba kur policia kontrolloi një aeroplan privat në Majami në dhjetor të vitit 2019 dhe mund të përballej me deri në 10 vjet burgim.
Por atij iu dha një falje e plotë nga Shtëpia e Bardhë nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në ditën e tij të fundit në detyrë.
“Strawberries and Creem” ka nisur që nga viti 2014. Ngjarja muzikore do të mbahet për tri ditë në Childerley Orchard në Kembrixh.