Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lil' Kim e fiton çmimin për arritje jetësore dhe e tregon gjoksin

Kimberly Denise Jones, (45), e njohur me emrin artistik Lil' Kim, e ka fituar çmimin për arritje jetësore në hip-hop pasi u bë reperja e parë me tre single radhazi më të dëgjuara në top listën e Billboard. Reperes amerikane iu prezantua çmimi të shtunën mbrëma në 'BET Hip Hop Awards'.

Lil 'Kim për ndarjen e çmimeve e veshi një fustan të mrekullueshëm ngjyrë rozë Gucci dhe e ekspozoi gjoksin e saj të bujshëm, shkruan KOHA Ditore. Reperen e uruan një numër i personave të famshëm në mediat sociale, si Naomi Campbell, (49), e cila i tha se kurrë nuk është dukur më mirë.

Nuk është sekret që Jones ndër vite i është nënshtruar operacioneve të shumta plastike. Thuhet se ajo e shtrëngoi fytyrën, i rriti buzët, e zvogëloi hundën si dhe e korrigjoi edhe gjoksin.

Reperja u bë e famshme falë hitit të madh muzikor ‘Lady Marmalade’, të cilin e regjistroi me këngëtaret Christina Aguilera (38), Mya (39) dhe Pink (39). Fjala është për coverin e këngës së bendit ‘Labelle’ nga viti 1974.