Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka publikuar projektin e radhës në nder të pavarësisë së Kosovës.
Kënga titullohet “Liria ka emër” dhe gjithashtu është finalizuar me videoklip. Si çdo projekt tjetër i këngëtares, edhe ky është realizuar nga Max Production.
Leonora Jakupi këngën ia dedikon Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heronjve që dhanë jetën për liri dhe pavarësinë e Kosovës.
Nesër Kosova mbush 14 vjet shtet.