Amber Heard nuk do të lejojë që kyçi i këmbës ta ndalojë atë ta veshë një palë rroba banje të vogla.
Ylli i “Aquaman” po e mbante një çizme longetë (pajisje ndihmëse për lëndimet e ligamenteve) deri në kyç në këmbën e saj të majtë gjatë pushimit në Hawaii, por kjo nuk e ndaloi 33-vjeçaren që ta shijojë pushimin, të cilin e ka kaluar me miqtë në ishullin Maui.
Heard e ka postuar një fotografi argëtuese duke pozuar në aksesorin e ri në Instagram, duke përdorur mbishkrime për t’u tallur me sëmundjen e saj misterioze.
"Po e filloj këtë vit duke u ndier atraktive", shkroi ajo pranë një fotoje të saj ulur në një shkëmb, me këmbën e majtë të zgjatur në ajër.
"Ndihem me fat që kam qenë në gjendje të vij në plazhin më elegant me rërë të zezë në Hawai", shtoi ajo pranë një fotografie të saj me dy shoqe pranë ujit, shkruan KOHA Ditore.
Më pas, Heard e postoi një fotografi në të cilën ajo u shfaq e ulur në plazh, duke e lexuar librin “The Fire Is Upon Us”.
Edhe
Meryl Streep thotë se ka stres postraumatik nga mbathja e takeve të larta

"Natyrisht që noti nuk ishte në agjendë", shpjegoi ajo në fotografi, megjithëse si duket aktorja vendosi t’i lagë këmbët, gjithsesi pasi ajo më pas e postoi një fotografi tjetër, e veshur në rroba banje, derisa po qëndronte pranë një pishine, me një gomë të fryrë rreth belit dhe çizmen e saj të lidhur.

"Kurrë mos e lejoni një çizme t’ju pengojë në ëndrrat tuaja", u tha ajo fansave.