Një javë pas lansimit të albumit të ri “10/10” dhe këngës së parë me të njëjtin titull, Ledri Vula e ka publikuar edhe videoprojektin e dytë që është pjesë e këtij incizimi.
Kënga e mban titullin “Alien” dhe vjen e vizuelizuar me një klip mjaft të mirë dhe artistik, transmeton Koha.
Bashkëpunëtorët e reperit më të suksesshëm kosovar në këtë projekt janë: produksioni “SuperCut” që e ka bërë videiklipin, për melodinë dhe tekstin e këngës është përkujdesur Ledri, ndërsa muzika është realizuar nga Butrint Bucinca dhe Duja.
Përmes një mesazhi të postuar në Instagram, reperi shumë i dashur për publikun pati treguar që albumi “10/10” të cilin kishte planifikuar ta publikojë më 10 prill, po e sjellë gati një muaj më herët për shkak të izolimit nëpër të cilin po kalojnë qytetarët, si masë parandaluese të përhapjes së koronavirusit.
Këngën “Alien” mund ta gjeni në platformën digjitale YouTube.