Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Led Zeppelin” prezanton atletet e reja Vans

Nëse do të ecni në “shkallët për në parajsë” (nga ang. Stairway to Heaven), atëherë është mirë t’i keni këpucët e përshtatshme. Led Zeppelin i ka prezantuar atletet e reja të licencuara zyrtarisht si pjesë e një bashkëpunimi me kompaninë e veshmbathjeve Vans.

Bendi i prezantoi atletet përmes një tweeti.

Fotografitë i paraqesin dy versione të atleteve të Zeppelin: të cekëta ku shfaqen simbolet ikonike të bendit nga LP-ja e tyre e katërt dhe të thella ku shfaqet fotoja e famshme katastrofale Hindenburg, të cilën Zeppelin e përdori në kopertinën e albumit debutues. Të dy stilet e atleteve e kanë një bazë të zezë, të theksuar me shkrim të bardhë dhe të kuq.

Njoftimi për atletet vjen kur gjithnjë e më shumë aktivitete po paralajmërohen nga kampi i Led Zeppelin. Bendi e festoi 50-vjetorin e vet me një libër fotografish të botuar në tetor ndërkohë që thashethemet për një shërbim streaming të koncerteve po qarkullojnë tash ca kohë.

Në nivel individual, këngëtari Robert Plant e debutoi bendin e tij të ri, Saving Grace, në një performancë në Angli, ndërkohë që performanca të tjera tashmë janë planifikuar. Basisti John Paul Jones do të interpretojë së bashku me kitaristin e Sonic Youth, Thurston Moore, në klubin ikonik londinez 100 Club më 28 mars. Jimmy Page i gjithëpranishëm ka paralajmëruar "gjëra të reja", duke aluduar për një lloj publikimi këtë vit.

Njoftimi për atletet e Led Zeppelin vjen pas disa muajsh spekulimi në Reddit në mesin e fansave të atleteve. Data zyrtare e shitjes ende nuk është paralajmëruar. Vans e ka një histori të gjatë bashkëpunimi me muzikantë. Një bashkëpunim i shumëpritur me David Bowie pritet gjithashtu më vonë këtë vit.

Ndër të tjera, kompania ka lansuar atlete me edicion të limituar për Pearl Jam, Kiss, Slayer, Motorhead dhe Iron Maiden.

Artikuj të ngjashëm