Është lansuar trileri i shumëpritur i filmit të ardhshëm, “Space Jam: A New Legacy”.
Filmi i cili vjen nëpër kinema në korrik të këtij viti, e sjell yllin e basketbollit LeBron James në rolin protagonist, krahas personazheve klasike të animuara si Bugs Bunny, Daffy Duck, Tweety, Yosemite Sam, Granny, Sylvester, Tasmanin Devil dhe të tjerë.
Projekti që është vazhdim i filmit klasik të vitit 1997 edhe një herë i bënë bashkë dy botë, atë reale dhe të animuar, si dhe zbulon se sa larg do të shkojnë disa prindër për t’u lidhur me fëmijët e tyre.
Kur LeBron dhe djali i tij i vogël Dom mbesin të bllokuar në një hapësirë dixhitale, basketbollisti i njohur që e zëvendëson Michael Jordanin në këtë rol, detyrohet ta udhëheqë lepurin Bugs Bunny dhe të gjithë bandën e famshme e të padisiplinuar “Looney Tunes” drejt fitores në basketboll. Por kjo nuk është një sfidë edhe aq e lehtë pasi në fushë ata detyrohen të luajnë kundër kampionëve të dixhitalizuar, një grup i fuqishëm i yjeve të basketbollit profesionist siç nuk i kemi parë kurrë më parë.
Filmi “Space Jam: A New Legacy” vjen i punuar nga regjisori Malcolm D Lee, dhe do të lansohet nëpër kinematë e Amerikës më 16 korrik të këtij viti.