Lana Del Rey ka sulmuar sërish kritikuesit e komenteve të saja kontroverse ku foli për standardet e dyfishta në industrinë e muzikës.
Këngëtarja 34 vjeçe gjithashtu mohoi se ka qenë raciste pasi që në një koment kishte përmendur emra si Beyonce, Cardi B dhe Nicky Minaj, shkruan revista Mirror.
Këngëtarja postoi një mesazh të gjatë në Instagram duke thënë se këngët e saja nuk ishin anti-feministe dhe nuk glamurizonin abuzimin.
“Disa këngëtare kanë pasur hite me këngë në të cilat flasin se si janë sexy, nuk mbajnë tesha, tradhtojnë, etj. Mendoj që është patetike, fakti se ndonjëherë në tekstet e mia flas për rolet pasive dhe nënshtruese që kam në marrëdhënie, i ka bërë njerëzit të thonë se i kam kthyer femrat me qindra vite pas”, ka thënë ajo.
-
Lana Del Rey do të sjellë albumin e ri këtë verë
-
Selena Gomez paralajmëron largimin nga muzika, reagon Cardi B
-
Lana Del Rey “sfidon” virusin me maskë rrjetë, kritikohet ashpër
-
Lana Del Rey i akuzon kritikët e saj se kërkojnë vetëm të krijojnë drama
-
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave