Pop ylli 34-vjeçar, Lady Gaga, e cila njihet si një prej muzikanteve më të suksesshme në botë, ka deklaruar se nuk ka pranuar ndonjë mbështetje të rëndësishme nga artistet e tjera më në moshë, përveç Celine Dionit.
Gaga, e cila ka premtuar se do t’i përkrahë yjet e rinj të muzikës të tillë si, Billie Eilish, në një intervistë të fundit deklaroi: “E vërteta është se e kam pasur të vështirë të komunikoj me gratë më në moshë të industrisë së muzikës, përveç Celine Dionit. Në aspektin e të pasurit një mentore femër e cila të tregon si të mbijetosh në këtë industri, ka qenë e vështirë për mua ta kem të pranishme një jetë një person të tillë, që të udhëzon drejt një karriere të suksesshme,” ka përfunduar Gaga.
Ndërkaq, në fillim të këtij muaji këngëtarja deklaroi se Amerika ka arritur një pikë të rëndësishme drejt zhvillimit, transmeton Koha.
Ylli i hitit “Shallow” së fundmi ka folur dhe për racizmin në Amerikë, duke thënë se është një fenomen të cilin duhet zhdukur menjëherë, si dhe e pranoi që beson se gjeneratat e reja në vend janë ato që po sjellin ndryshime të rëndësishme.
“Po e shihni që ky është një moment i rëndësishëm për historinë dhe zhvillimin e vendit tonë. Po shihni ndryshime tejet domethënëse në këtë shoqëri. Ky ndryshim do të jetë i ngadalshëm dhe ne duhet të kemi durim. Por ndryshimi do të ndodhë dhe do të jetë për të mirë,” citohet të ketë thënë këngëtarja.