Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kur u bë ngjyra rozë “barbiecore”?

Termi “barbiecore” është vërdallë prej kohësh në mënyra të tjera

Ngjyra rozë në fakt është ajo që ka nxitur gjithcka kur bëhet fjalë për feminizmin nëpër histori e deri në ditët e sotme. “barbiecore” si term në fakt ka qenë vërdallë prej kohësh por në tjetër mënyrë të të shprehurit. Në të kaluarën influencerë të modës kanë mundur të jenë vetëm antarët e familjeve mbretërore. Pra “barbiecore” nuk u shpik nga krijuesja e filmit “barbie” Greta Gerwig.

Një “influencere” e vërtetë në shekullin 18 ishte Madame de Pompadour, me emrin e vërtetë Jeanne Antoinette Poisson.

 Francezët atë e njohin si mbretëreshën e artit që luajti një rrol të rëndësishëm në shndërrimin e Parisit në qendër Europiane të “shijes së mirë” dhe kulturës. Ajo influencoi modën midis viteve 1730 dhe 1760. Madam de Pompadour njihej për adhurimin e nuancës rozë që me të dekoroi gjithcka brenda pallatave dhe normalisht pothujse cdo veshje e saj ishte rozë.

Maria Antoinette ka qenë një tjetër influencere e asaj kohe. Maria është e bija e perandorit Romak Francis I dhe Maria Teresas. Ajo ishte vetëm 14 vjece kur prindërit e martuan me Louisin, nipin e mbretit Louis XV të Francës për arsye diplomatike. Kur burri i saj hipi në fron ajo u bë mbretëreshë. Maria ishte influencerja më me nam e viteve 1774 e 1793. Ngjyra e saj preferuar ishte pikërisht rozë.

Më pas roza u ndjek edhe nga koha e mbretërëshës britanike Victoria. Vitet 800 njihen poashtu për ndikimin e vet në modë. Pastaj në mileniumin e ri nuk është se u përfol edhe aq rozja deri në vitet 1920. Në ato vite influencere u bënë “Flappers”. Flappers ishin vajza revolucionare që visheshin me fustane të shkurtër e ndonjhëherë edhe pantollona. Këto vajza ndëgjonin muzikë jazz dhe normalisht ngjyra rozë ishte pjesë e kulturës së tyre. Dukja e një vajzë “flapper” ishte e inspiruar nga veshjet mashkullore. Një nga këto vajza ishte vet disenjatorja Coco Chanel. Ajo ishte ajo që bëri edhe pantollonat ngjyrë rozë të jenë “in”.

Ngjyra vazhdoi rrugëtimin e vet me ndikim të madh nëpër dekada duke u përdorur për qëllime të ndryshme. Pastaj, pas luftës së dytë botërore gjatë viteve 1952 ishte mbretëresha Elizabeta e dytë e Britanisë që përdorte rozën në paraqitjet publike. ( E më vonë e dhe nusja e saj me ndikim të madh shoqëror, Princesha Diana, përdorte shumë nuancat pastel. E edhe nuset e princeshës Diana, princesha Kate Midleton dhe Megan Markel shfaqnin dashurinë e tyre për rozën e pa dyshim që kjo katërshe monarke moderne ishin e janë ende “influencere” të mëdha të kohës së sotme).

Më vonë, më 1959 një grua me emrin Ruth Hundler e krijoi kukullën “barbie” me gjigandin e lodrave “Mattel” dhe këtu historija morri një kahje tjetër. Barbie u bë personifikim i gjyrës rozë. Kjo kukull që ngjan në figura si Marilyn Monroe e Brigitte Bardot u bë influencerja e re e modës. Ani pse Marilyn e Brigitt kishin përqafuar nuancën rozë gjatë paraqitjeve publike.

{gallery}

Kur u bë në të vërtetë termi “barbiecore”?


Barbiecore si tërm në të vërtet paraqet ndikimin e ngjyrës rozë. Pra ngjyra rozë daton që moti prezencën e saj tek femrat me ndikim apo “influenceret”.

Revistat prestigjioze botërore e kanë ngritur këtë pyetje që kur ka filluar fushata e marketingut të filmit “barbie”. Kjo fushatë po konsiderohet si më të suksesshmet ndonjëherë sa i përket një filmi. Por a nuk do t’i përshtateshin termit “barbiecore” yjet modele si Claudia Schiffer, Linda Evangelista, Naomi Campell, Tyra Banks (që luajti në filmin “Life size” nga Disney pikërisht si kukull barbie bashkë me aktoren Lindsay Lohan në vitin 2000!?

Revista Vogue është pajtuar plotësisht. Por kjo ngre një pyetje tjetër se a do të ishin këto modele “barbiet” e pasarelave pa veshjet që gjigandët e modës i bëjnë prej kohësh? Për shembull Madam de Pompadour e Maria Antoinette njihen si “përqafueset” më të mëdha të trendëve të ngjyrës rozë shumë përpara ekzistencës së kukullës Barbie. E prej tyre janë inspiruar shumë erma të mëdhenj të modës. Pra termi “barbiecore” do të iu përshtatej edhe yjeve të modës së historisë.

Gjigandi i modës Channel së fundmi ka publikuar në rrjete sociale se me miratimin e drejtoreshës kreative të brendit Virginie Viard, veshje të brendit shfaqen në filmin e shumëpërfolur “barbie”. Por para Virginies aty ka qenë Karl Lagerfeld që kishte bërë veshje ngjyrë rozë me lulet “camelia” të mbahen mend. Veshje këto që u reklamuan nga emra të mëdhenj të Hollywoodit si Nicole Kidman (ambasadore e brendit).
Një Barbie e vitit 1992 ishte Karen Mulder që shfaqi në pasarelë një kreacion të një fustani rozë nga Valentino. Padyshim që “Barbie” e Channelit është Naomi Campbell, që në vitin 1994 shfaqi një veshje të brendit me ngjyrë vjollcë në pasarelën e pranverës të atij viti. Në pranverën e vitit të ardhshëm 1995, “barbie” tipike e Channelit ndodhi të jetë Claudia Schiffer  (veshje që shfaqet tani në versionin modern nga aktorja Margot Robbie). Claudia u bë edhe “barbie” i brendit Versace në vjeshtën e vitit 1996. Carla Bruni u bë “barbie” e brendit Balmain në vitin 1996 kur po shfaqte në pasarelën e pranverës një pallto rozë. Tjetër veshje që vinte nga “barbieland” ishte ajo nga brendi Thierry Mugler që e veshi modelja Brandy Quinones në vitin 1994 për koleksionin RTW.

Një tjetër personazh që shfaqte një dashuri për barbien e njohur në botën e modës që nga vitet 1990 është ylli Paris Hilton. Ajo në vitin 2021 u shfaq me një veshje ngjyre rozë të ndezur dhe mbante një çantë në formë të zemrës që kishte fotografinë e vet berbiet të printuar në të.

Brendi Moschino në vitin 2015 pati një koleksion të tërë ngjyrë rozë që ju kushtua kukullës së famshme
 (Një nga këto veshje e veshi aktorja Margot Robbie gjatë konferencave mediatike për filmin “barbie”)

Rihanna gjithashtu ka pasur një veshje rozë më një fustan të madh nga Giambatista Valli në 2015, gjatë tepihut të kuq të çmimeve Grammy. ( Veshje kjo që vërehet se është inspiruar nga Maria Antoinette)

Me veshje me fustane të mëdha tipike që vijnë nga “barbieland” janë shfaqur edhe yje si Jennifer Lopez, Kylie Jenner, Rita Ora, e edhe Kacey Musgraves, që u shfaq si një kukull barbie me një veshje nga kush tjetër përveç brendit “Moschino”, në tepihun e kuq të MET Galas në vitin 2019.

Pra “barbiecore” si duket gjithmonë ka qenë term i pranishëm, vetëm se s’ka pasur emër të njëjtë me këtë të fundit. E ky term si duket u “vodh” nga kukulla pasi që krijuesit e kukullës e përdorën ngjyrën rozë në pothuajse çdo veshje të saj, duke e kthyer në simbol.

Megjithatë rozja nuk është ngjyra e vetme që përfaqëson termin “barbiecore” pasi që nuancat e pastelit janë më se relevante për të arritur tek një veshje e influencereve “mbretërore” të historisë.

Video:

 

Artikuj të ngjashëm