Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Kur dy bëhen tre”, Xhensila Myrtezaj konfirmon shtatzëninë

Ylli i muzikës shqiptare, Xhensila Myrtezaj përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se së shpejti do të bëhet nënë.

Myrtezaj, që është e martuar me aktorin e këngëtarin shqiptar Bes Kallakun, ka postuar në Instagram një foto së bashku me bashkëshortin e saj, ndërsa ka shkruar “Kur dy bëhen tre”, transmeton Koha.net.

Edhe Bes Kallaku nuk ka fshehur emocionet.

“Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata që t’i sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit”, ka shkruar Kallaku në Instagram.

 

When two, become three. @bes_kallaku ?

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on