Nuk ka një kohë të gjatë që ajo është pjesë e skenës muzikore shqiptare, por pavarësisht kësaj, gëzon një dashuri të madhe të publikut.
Është kjo Engjëllusha Salihu, e cila deri tash numëron disa këngë solo e bashkëpunime me nënën e saj, këngëtaren e njohur Shyhrete Behluli.
Engji deri më tani i ka kënduar dashurisë po edhe vajzave të cilat bëheshin nuse, por asnjëherë nuk ka dhënë detaje se kur atë do ta shohim në fustan të bardhë.
Këngëtarja për emisionin N’gasz në KTV, flet për herë të parë sa i përket kësaj pjese, duke treguar po ashtu se preferon që të jetë një nuse tradicionale, me të gjitha veshjet që e karakterizojnë popullin tonë.
Artikuj të ngjashëm