Emma Willis ka folur se si kujdesi për bashkëshortin Bruce pas diagnozës së tij me afazi ka shkaktuar dëme në shëndetin e saj mendor.
Aktori 67-vjeçar është i martuar me modelen Emma, 43 vjeçe, që nga viti 2009 dhe ka vajzat Evelyn, shtatë vjeçe, dhe Mabel, nëntë vjeçe, mirëpo së fundmi u diagnostikua me afazi - një gjendje degjenerative që ndikon në aftësinë për të komunikuar - dhe gruaja e tij ka folur hapur për faktin se si “lufton” çdo ditë tani.
“Përpiqem të gjej kohën për t’u kujdesur për veten çdo ditë. I vendosa nevojat e familjes sime mbi nevojat e mia, gjë që zbulova se nuk më bën heroinë. Kjo sasi e kujdesit për të gjithë të tjerët brenda familjes sime kishte shkaktuar dëm në shëndetin tim mendor dhe në shëndetin e përgjithshëm e nuk i shërbeu askujt asgjë në familjen time”, është shprehur aktorja.
Ylli i “Expendables” - i cili është gjithashtu babai i Rumer, 33, Scout, 30, dhe Tallulah, 28, me ish-bashkëshorten Demi Moore - vazhdoi të shpjegojë se ajo kishte filluar të “nënkujdesej” për veten pasi ajo ishte “mbikujdesur” për burrin e saj, i cili njoftoi në mars se do të tërhiqej nga aktrimi si rezultat i diagnozës.
“Dikush më tha jo shumë kohë më parë se kur kujdesesh shumë për dikë, përfundon duke mos u kujdesur për veten. Unë nuk jam nënë perfekte, por e di që kam disa nevoja bazë që janë një domosdoshmëri, si para së gjithash, stërvitja. Është një kohë kur mund të shkëputem dhe mund të bëj diçka që e di që më bën të ndihem mirë në përgjithësi. Mendoj se është e rëndësishme të gjesh atë një gjë që të bën të ndihesh mirë”, ka përfunduar Emma.