Ka nisur programi festiv për Vitin e Ri 2018 në KTV.
Fillimisht yjet që janë të ftuar në Partyn e Labit kanë kaluar në tepihun e kuq, ndërsa së shpejti do të nisë koncerti “Tinguj Zemre” i Shkëlzen Jetishit – Xenit dhe Eli Farës.
Prej orës 21:45 do të nisë Op Labi Party – ndërsa programi festiv vazhdon deri në orët e mëngjesit.
Filmat “Unknown”, “Delibal” dhe “Thunderstruck” do të shfaqen gjatë orëve të para të vitit 2018, për të vazhduar nga e hëna me programe të tjera festive.