Manjati i televizionit, David Milch, e ka luftuar në fshehtësi sëmundjen e Alzheimerit.
Krijuesi i “NYPD Blue” dhe “Deadwood” ka folur publikisht për krizën e tij shëndetësore në një intervistë të sinqertë me Vulture.com, duke zbuluar se ai dhe të dashurit e tij filluan t’i vërejnë simptomat pesë vjet më parë.
"Ka pasur raste të një kujtese të papërsosur dhe të vonshme, si dhe kisha mungesë durimi", thotë ai. "U bëra një shoqëri gjithnjë e më e padëshirueshme".
Sëmundja, gjithashtu, ndikoi në aftësinë e tij për të shkruar, ndërsa vitin e kaluar ai më në fund vendosi të kërkonte ndihmë nga mjekët, të cilët i bënë skanim të trurit dhe e konfirmuan drojën e tij më të keqe.
"Me sa e kuptoj unë, e që është minimale, e kam një përkeqësim në organizimin e trurit tim", shpjegon Milch. "Dhe ky përkeqësim është progresiv. Dhe në disa mënyra dekurajues".
Pavarësisht përpjekjeve të tija personale, 74-vjeçari ishte në gjendje ta përfundonte skenarin për adaptimin e ardhshëm të Deadwood, ndërsa drejtuesit e rrjetit amerikan HBO e shprehën mbështetjen e tyre për yllin derisa ai po vazhdon ta luftojë sëmundjen, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
Gruaja e Bruce Willisit flet për keqkuptimin më të shpeshtë rreth demencës frontotemporale
"Ne e çmojmë marrëdhënien tonë me David Milch, një anëtar ky i dashur dhe shumëvjeçar në familjen e HBO-së", thotë një përfaqësues në një deklaratë. "Ne e respektojmë privatësinë e Davidit dhe qëndrojmë pranë tij në çdo mënyrë derisa ai përballet me këtë sfidë".
Deadwood: The Movie, në të cilin kthehen yjet e franshizës Ian McShane dhe Timothy Olyphant, do ta ketë premierën më 31 maj, më shumë se një dekadë pasi që seria western, e cila e fitoi çmimin Emmy u anulua nga zyrtarët e HBO.