Donald Trump asnjëherë nuk ka qenë i preferuar në komunitetin artistik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpesh ata e kanë shprehur mendimin e tyre kritik publikisht, nëpër intervista të ndryshme televizive dhe nganjëherë edhe kanë shkëmbyer mesazhe të ashpra me presidentin e shtetit, përmes rrjetit social Twitter.
Por, kohëve të fundit mospëlqimi i artistëve ndaj Trumpit është rritur edhe më shumë sidomos në këtë periudhë parazgjedhore, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa të martën mbrëma u mbajt debati i parë i Trumpit përballë me kandidatin e partisë demokratike për president, Joe Biden, reagimet e yjeve i pushtuan rrjetet sociale. Të alarmuar me gjuhën e presidentit në debat dhe nivelin e ulët të bashkëbisedimit karshi Bidenit, duket se yjet e showbizit kanë mbetur edhe më të acaruar me të. Madje shumica e kanë shprehur mllefin me fjalë pak më të rënda dhe fyese karshi Donald Trumpit.
Disa prej artistëve që kanë postuar reagimet e tyre online jenë: Mark Hamill, Bette Midler, Kelly Rowland, John Legend, Michelle Williams, madje edhe bukuroshja me prejardhje kosovare, Dua Lipa. Kjo e fundit e ka postuar një fotografi në Instagramin e saj përmes së cilës bënë shaka me flokët e presidentit Trump.
{gallery}