Në rubrikën “Retro” të emisionit “Sot” në KTV, këtë javë e sjellim rrëfimin e deputetes Blerta Deliu - Kodra. Ajo nga vendlindja e saj kujton fëmijërinë e saj, me shumë emocion.
Është lindur dhe rritur në Komunën e Skënderajt.
Po nga këtu ajo ka rrëfyer kohën e fëmijërisë së saj, dhe kujtimet më të bukura.
Nga kjo lagje Blerta kujton lojën me shoqet e fëmijërisë së saj, e dëshmia më e mirë janë këto inicialet e emrave në mur.
Por kujtimet e bukura nuk përfundojnë këtu, ka edhe shumë të tjera që nuk i keni dëgjuar më parë.
Një emocion i veçantë është ky, kur takon njërën nga edukatorët e kopshtit, dhe atë 20 vjet kishte pa e parë.
Por jo më pak emocion sjellë kujtimi nga këtu.
Edhe
Deputetja Deliu rrëfen momentin e parë kur është bërë nënë
Me deputeten Blerta Deliu - Kodra u kthyem prapë në sheshin e kësaj komune.
Takimi me qytetarët dhe ecja në qendër të kësaj komune, bënte që momentet e bukura vijnë në kujtimet e Blertës.
Blerta Deliu - Kodra, tani jeton e vepron në Prishtinë, bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.