Kim Kardashian ka bërë të ditur se ka ulur në mënyrë drastike përqindjen e saj të yndyrës në trup këtë vit, ndërsa ka bërë një skanim të personalizuar të kornizës së saj.
“Një vit më parë përqindja ime e yndyrës në trup ishte 25 për qind, dhe tani është 18,8 për qind,” shpjegoi Kardashian, 41 vjeç, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTekniku që bëri skanimin e masës së yndyrës, i tha yllit të reality-shout që rezultatet e saj janë në "kategoria e atleteve".
Themeluesja e Skims postoi gjithashtu një video ku përfaqësuesi i Bodyspec lexoi rezultatet e densitetit të kockave të saj, duke i thënë Kardashianit se kockat e saj janë më të forta se 93 deri në 97 për qind të popullsisë.
Page Six shkruan se Kim ka humbur peshë si pasojë e dietës që ka mbajtur për t’u paraqitur në ngjarjen “Met Gala” të këtij viti, ku mbajti të veshur fustanin që kishte veshur dikur e famshmja, Marilyn Monroe.
