Këngëtarja kryesore e labelit “On Records”, Kida, do ta fillojë vitin 2018 më një baladë ritmike.
Pa dashur të zbulojë më shumë rreth projektit më të ri, këngëtarja Orhidea Latifi, theksoi se kjo këngë e saj solo, të cilën do ta publikojë të mërkurën mbrëma, është realizuar nga dyshja e producentëve muzikor, ZzapnChriss, ndërsa xhirimet e klipit janë zhvilluar në disa pjesë të Prishtinës, raporton emisioni “Express” në KTV.
Kida, gjatë vitit që lamë pas ishte tejet aktive duke realizuar pesë projekte muzikore, ndërsa arriti të depërtojë edhe në skenë ndërkombëtare muzikore duke sjellë këngë në bashkëpunim me DJ e njohur francez Hcue.
Artikuj të ngjashëm