Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kevin Hart i duhen të paktën 4 muaj terapi fizike pas aksidentit

A do të kalojë ca kohë para se Kevin Hart ta rifillojë punën pas përplasjes me automobil, e cila e la atë të shtruar në spital dhe ku ai u lëndua rëndë?

“The Blast” ka raportuar se një burim ka thënë se komedianit i është thënë se duhet t’i kalojë të paktën katër muaj terapi fizike përpara se të kthehej në orarin e tij intensiv të aktrimit.

Siç raportoi RadarOnline.com, Hart, 40 vjeç, ishte pasagjer në automobil me shoferin Jared S. Black dhe trajnerin personal të gruas së tij kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm, shkruan KOHA Ditore.

Sipas një raporti të California Highway Patrol në 1:45 të mëngjesit të datës 1 shtator, "Black papritmas e humbi kontrollin e automjetit dhe Plymouthi devijoi nga rruga dhe u rrotullua poshtë argjinaturës veriore".

"Dy nga tre udhëtarët u bllokuan në automjet", vazhdoi raporti. "Udhëtari i mbetur dhe pronari i automjetit, Kevin Hart, u largua nga vendi i ngjarjes në rezidencën e tij të afërt për të marrë kujdes mjekësor".

Shpëtimtarët u detyruan ta prisnin pjesën e sipërme të automjetit oldtajmer, i cili është në pronësi të Hart.

Edhe Askush në aksidentin automobilistik të Kevin Hartit nuk kishte vendosur rrip sigurimi Showbiz Askush në aksidentin automobilistik të Kevin Hartit nuk kishte vendosur rrip sigurimi

Një femër e paidentifikuar më vonë e thirri 911 nga shtëpia e tij në Calabasas në kërkim të kujdesit mjekësor për Hart. Femra u lut që "dikush të shkonte ta merrte Hartin".

"Nuk e di se çfarë ka ndodhur", tha ajo, "Ai nuk kuptohet dot fare... ai nuk mund të lëvizë".