Dyshja e njohur e muzikës e ka publikuar bashkëpunimin e ri me titull, “The Other Side”.
Kënga e cila vjen me një videoklip të thjeshtë, tashmë është lansuar në "YouTube" dhe brenda 24 orëve të para ka arritur t’i marrë 1 milion klikime. Në videoklip, Justin dhe SZA, shihen duke u argëtuar dhe vallëzuar brenda një sfere të argjend.
Ky bashkëpunim po ashtu do të jetë pjesë e filmi të animuar “Trolls World Tour”, ku Timberlake e huazon zërin për një personazh si dhe shërben në rolin e producentit ekzekutiv të kolonës zanore të projektit, transmeton Koha.net.
“Isha shumë e emocionuar që mu bë ftesa të merrja pjesë në këtë projekt me Justinin. Procesi kreativ i punës me të dhe ekipin prapa këtij bashkëpunimi, ishte i mrekullueshëm. Është një energji të cilëN mund ta ndjeni përmes këngës dhe videoklipit gjithashtu,” ka deklaruar SZA.
Artistët e tjerë të cilët janë pjesë e kolonave zanore të filmit, “Trolls World Tour”, janë: Anderson .Paak, Haim, George Clinton, Mary J. Blige, Icona Pop, Ozzy Osbourne dhe Ludwig Göransson. Ndërsa, filmi do të lansohet nëpër kinema nga 13 marsi.
-
Anëtarët e NSYNC pritet të shkojnë së bashku në premierën e filmit “The Trolls”
-
“NSYNC” paralajmëron këngë pas 20 vjetëve
-
Jessica Biel e “paralajmëron” Justin Timberlakun se do ta lërë nëse nuk e ndryshon sjelljen
-
Justin Bieber rikthehet fuqishëm në Coachella me surpriza dhe yje të ftuar
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur