Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtari vdes gjatë xhirimit të videoklipit

Këngëtari amerikan i muzikës country, Justin Carter, ka vdekur në moshën 36- vjeçare në rrethana të pazakonta. Ky këngëtar nga Texasi po xhironte klipin dhe aksidentalisht u qëllua me armë, e cila duhej të ishte rekuizitë në klip.

Mediat amerikane e përshkruan këtë këngëtar karizmatik si një yll të ri të muzikës country. Zëdhënësi i shtëpisë muzikore me të cilën Justin kohët e fundit nënshkroi kontratë, Triple Threat Management, tha se Justin kishte shumë potencial dhe konkludoi se të gjithë e shikonin atë si Garth Brooksin e ri, yllin më të madh të muzikës country në Amerikë, raporton Daily Mail.

Anëtarët e familjes së tij thonë se Carter e kalonte kohën duke regjistruar në Enclave Recording Studios në verilindje në Houston dhe se sapo e kishte përfunduar albumin e tij të ri solo kur u qëllua. Që nga fundi i vitit 2018, ai i ka publikuar të paktën gjashtë këngë, duke përfshirë edhe hitet “Wouldn’t Know” dhe RUN. Triple Threat Management planifikon ta publikojë pjesën tjetër të muzikës së tij, ku të ardhurat e këngëve do t’i shkojnë familjes së tij, duke përfshirë edhe vajzën e tij të vogël, shkruan KOHA Ditore.

Artikuj të ngjashëm