Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtari i martuar, Justin Timberlake, kapet për dore me aktoren Alisha Wainwright

Justin Timberlake (37) ka disa vjet që është i martuar me aktoren Jessica Biel (37), ndërsa martesa e tyre konsiderohet një nga më të fuqishmet në Hollywood. Megjithatë, klipi në të cilin gjatë daljes këngëtari dhe aktori mbahen për duar, e prek butësisht dhe shkëmben shikime me kolegen nga seti, aktoren Alisha Wainwright (30), mund ta prishë potencialisht edhe këtë idil.

Gazeta britanike “The Sun” e ka publikuar një videoklip, ku shihet se Timberlake dhe aktorja paksa janë të lirshëm dhe edhe pas xhirimeve në set, në të cilin kohët e fundit i luanin të dashuruarit në filmin ‘Palmer’, kanë vazhduar me rolet e tyre.

Image

Një burim i tabloidit britanik, i cili e sjell klipin, gjithashtu pretendon se Justin atë mbrëmje ka konsumuar alkool në sasi të mëdha dhe nuk mund të qëndronte më në këmbë, shkruan KOHA Ditore.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel u martuan në vitin 2012, ndërsa bashkëshortëve dasma luksoze u kushtoi afro 6 milionë dollarë. Atyre gjatë martesës u lindi djali katërvjeçar, Silas.

Përfaqësuesi i Justin Timberlake pas publikimit ka këmbëngulur se "asgjë nuk kishte ndodhur" pasi që ai u fotografua duke u mbajtur për duar me kolegen Alisha Wainwright në Louisiana.